Kaos në Bruksel, fermerët hedhin pleh organik në rrugë, policia i gjuan me topa uji
Fermerët bllokuan rrugët në Bruksel, pranë selisë së Bashkimit Evropian, duke protestuar ndaj burokracisë së tepërt, marrëveshjeve të tregtisë globale, masave të reja mjedisore dhe importeve të lira nga Ukraina.
Traktorë e cisternat u panë në rrugë ndërsa fermerët po hidhnin perime dhe pleh organik, raporton ap.
Kur situata u përshkallëzua, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të mbajtur larg fermerët dhe makineritë e tyre.
Zyrtarët u bënë apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë ardhjen në qytet dhe të punojnë nga shtëpia.
Erë e keqe e plehut organik, gomave të djegura dhe barit u përhap nëpër rrugët e Brukselit, por protesta dha frytet e saj.
Bashkimi Evropian lehtësoi rregullat për të ashtuquajturat sezoni i frutave. Shtetet anëtare do të kenë më shumë hapësirë për të vendosur se cila tokë do të mbrohet në cilën kohë të vitit.
Në të ardhmen, fermerët nuk do të duhet të heqin dorë nga kultivimi i një pjese të arave për hir të mbrojtjes së specieve. Fermat me më pak se dhjetë hektarë janë të liruara nga kontrolli dhe gjobat e mundshme, dhe kjo vlen për dy të tretat e fermerëve që marrin subvencione direkte nga buxheti evropian.
Përfitimet e tjera për fermerët në BE duhet të përfundojnë me një procedurë urgjente dhe të miratohen nga Parlamenti Evropian në fund të prillit.