Kaos në ditën e zgjedhjeve në Pakistan, vriten 5 persona
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet militante në Pakistan sot, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht masave paraprake të marra nga autoritetet, duke përfshirë pezullimin e shërbimeve të internetit në të gjithë vendin dhe mbylljen e disa kufijve tokësorë.
Katër policë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hodhën një granatë dhe më pas hapën zjarr ndaj një patrulle policie në rrethin veriperëndimor Dera Ismail Khan, tha zyrtari i policisë lokale Khalid Khan.
Një person u vra kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti të forcave të sigurisë në Tank, i cili ndodhet rreth 40 km në veri të zonës Kulachi.
Sulmet me granata u raportuan gjithashtu në pjesë të ndryshme të Balochistanit, por nuk pati viktima.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zona është një ish bastion i talebanëve pakistanezë, të cilët shpesh synojnë forcat e policisë.