Kaos në fluturimin e Wiz Air, shpërthejnë ankesat e pasagjerëve

02 janar 2023 | 23:35

Kompania e fluturimeve “Wiz Air” vazhdon t’i maltretoj pasagjerët gjatë fluturimeve. Si pasoj e neglizhencës ndaj udhëtarëve, shpërthejnë ankesat e shqiptarëve në aeroporte ndërkombëtare.

Për një fluturim në Londër, një portal shqiptar ka raportuar se kjo kompani nuk i është përgjigjur qytetarëve për arsyet e anulimit. Kjo ka shkaktuar kaos me fluturimet në aeroportin e Luton në Londër.

Videoja e publikuar shfaq qytetarët duke u ankuar dhe duke kërkuar informacion. Shihet edhe ndërhyrja e Policisë.

Në një fluturim, pasagjerët detyrohen të presin tri orë brenda aeroplanit pasi që nuk ishin përgjigjur nga kompania “Wizz Air” për pasagjerët.

“Kompania “Wizz Air” tallet me shqiptarët, prej 48 orësh në aeroportin e Lutonit në Londër, shkakton kaos me fluturimet dhe nuk i përgjigjet qytetarëve”, kështu e përshkruan portali “Meganews.al” videon e publikuar.

https://www.instagram.com/meganews.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9b6d4d7d-151a-496b-8a83-6851c548ced3&ig_mid=4D8CC3D8-0E45-489C-911A-12CBD5B84AF2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e…