Kaos në Kazakistan, protestuesit presin kokën e policit
Dymbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 353 janë plagosur në trazirat dhe demonstratat që kanë tronditur Kazakistanin prej ditësh.
“Trupi i njërit prej policëve u gjet i prerë” , kanë shkruar mediet lokale.
Ndërkohë dhjetëra rebelë antiqeveritarë janë vrarë nga forcat e policisë në qytetin kryesor të Kazakistanit, Almaty.
Këto protesta të ashpra vazhduan pas vendimit të qeverisë për dyfishim të çmimit të naftës.
Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se ata ishin të detyruar të sulmonin, për shkak se turma e pabindur po tentonte të merrte kontrollin e disa stacioneve të policisë. Të shtëna me armë, tym dhe flakë janë parë të dalin edhe nga zyra e kryetarit të bashkisë së qytetit të Almaty.
Aeroporti kryesor i Kazakistanit është boshatisur si shkak i daljes nga kontrolli i situatës.
I gjendur në këtë situatë kaosi, presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev, ka kërkuar ndihmë nga Rusia, e cila ka dërguar disa trupa me qëllim vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Ndihma nga kjo e fundit vjen si një anëtare e përbashkët në Organizatën e traktatit të sigurisë kolektive, (CSTO) ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Taxhikistani, Kirgistani dhe Armenia.
Edhe kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së presidentit për ndihmë. Ndërkohë në Kazakistan është shpallur gjendje e jashtë zakonshme./oranews/