Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës
Partia Socialiste (PS) për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot (e hënë) në orën 16:00.
Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.
Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, raporton “Euronews.al”.
Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese, ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.