Kaos në një shkollë në Serbi, 14-vjeçari vret rojën dhe plagos 4 nxënës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
Mediat serbe kanë raportuar se në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur disa nxënës.
Policia ka dërguar të gjitha patrullat në dispozicion, ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar të miturin e dyshuar, nxënës i klasës së shtatë.
Dyshohet se ai ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj shkolle.
Mjekimi i të plagosurve është në vijimësi, si dhe puna e policisë për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.
Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.