Kaos në rrugën Peshkopi-Maqellarë, ngricat bllokojnë rrugën

12 janar 2020 | 15:59

Mospajisja e makinave me goma dimri dhe zinxhirë ka shkaktuar bllokimin për rreth 40 minuta të aksit Peshkopi-Maqellarë. Bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Melanit.

Reshjet e pakta, por më shumë ngrica në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin e makinave, ndërkohë që shoferët nuk kanë marrë masat e tyre për të qenë të përgatitur për këtë situatë.

Policia Rrugore ishte prezente, por nuk ka mundur të disiplinojë drejtuesit e mjeteve për vendosjen e zinxhirëve.

Edhe dalja me vonesë e borëpastruesve në rrugë ka ndikuar negativisht në këtë situatë. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se ekziston një mënyrë për ta shkrirë xhamin e…