
Kaos në Sarajevë, pengohet nga policia e Republikës Sërpska arrestimi i Dodikut
Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Sërpska në Sarajevën Lindore ku aktualisht ndodhet Millorad Dodiku kanë mbërritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA).
Pjesëtarët e SIPA-s kanë shkuar për ta arrestuar Dodikun, por që të njëjtit kanë hasur në rezistencën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Republikës Sërpska që e kundërshtuan këtë.
Siç shkruan mediumi boshnjak “Klix”, pjesëtarët e SIPA-s janë kërcënuar me përdorim force nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Republikës Sërpska, nëse ata do të tentojnë ta arrestojnë Dodikun.
Një gjykatë e Bosnjës më 18 mars ka lëshuar një urdhërarrest mbarëkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Serbe, si dhe për dy zyrtarë të tjerë të lartë.
Urdhri erdhi pasi Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij injoruan një urdhër-arresti të mëparshëm të lëshuar nga autoritetet shtetërore.
Të akuzuar për veprime të papajtueshme me Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës, Dodik, kryeministri i Republikës Serbe në BeH, Radovan Vishkoviq, dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiq, janë nën hetim.