Kaos nga stuhia e borës, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat në SHBA
28 janar 2021
| 01:54
Më shumë se 200 fluturime u anuluan për shkak të stuhisë që goditi pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe që solli deri në 40 cm dëborë në shumë shtete.
Temperaturat ranë disa gradë nën zero dhe shumë shkolla u mbyllën. Probleme u raportuan dhe në disa rrugë duke shkaktuar vonesa dhe pengesa në qarkullimin e mjeteve.
Shërbimi Kombëtar i Motit, i cili është i vendosur pranë Omaha, bëri me dije se reshje të tilla bore nuk ishin raportuar prej vitesh dhe iu bëri thirrje banorëve që të marrin masa dhe për ditët e ardhshme.