Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht
Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle detaje në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të Pijeve Alkoolike në regjionin e Gjakovës.
Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me këtë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:
– 10,518 Litra Raki
– 4,000 Litra Verë
– 310 Litra Liker
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, “Facebook”, Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.