Kapën 180 milionë paund në lotari, çiftit i ndodh e papritura dhe…
Një çift i cili doli fitues nga jackpoti “Euromillions”, por fatkeqësisht nuk mundi që të merrte 180 milionë paundët. Arsyeja? Ata kishin numrat e saktë në biletë, por pagesa e këtyre biletave nuk kishte kaluar.
19-vjeçarja Rachel Kennedy dhe 21-vjeçaari Liam McCrohan, nga Hertfordshire, kanë mbetur zemërthyer kur kuptuan se numrat e tyre ishin fitues, por në fakt nuk kishin fituar asgjë.
Dy studentët kishin luajtur numrat 6, 12, 22, 29, 33, 6 dhe 11, për pesë javë derisa të shtatë numrat u shfaqen të premten. Llogaria e Rachel u krijua për të blerë automatikisht një biletë “Euromillions” me numrat e saj të zakonshëm, por për shkak se llogaria e saj nuk kishte fondet e duhura, pagesa e biletës nuk kaloi.
E kur ajo ka kontrolluar aplikacionin, ka lexuar njoftimin ku i thoshte se numrat e saj ishin “fitues”. Menjëherë ajo ka menduar se ka fituar çmimin e madh dhe ka telefonuar mamanë dhe partnerin e saj.
“Nuk e besoja se kisha fituar, telefonova mamanë dhe të dashurin Liam”, tha ajo për “The Sun”. Por kur ka telefonuar për të ditur më shumë për 180 milionë paundët e fituar, ajo ka kuptuar se në të vërtetë nuk i merrte dot ato para.
Liam i cili studion për ekonomi, kishte bërë të gjitha llogaritë dhe planet se si do ta përdorte shumën marramendëse. “Ajo e mori më qetë këtë ngjarje, por unë kisha bërë të gjitha planet në kokën time”, ka treguar ai për “The Sun”.