Kapen 23 milionë euro në valixhet diplomatike, kishin destinacion Shqipërinë
Një shumë marramendëse parash janë bllokuar të martën në aeroportin kryesor të Parisit. Siç kanë raportuar mediet franceze, një shtetas nga Mali është arrestuar në aeroportin “Charles de Gaulle”, pasi gjatë kontrollit në 2 valixhe diplomatike atij i janë gjetur plot 23 milionë euro (15 miliardë franga CFA).
“Këtë mëngjes në aeroportin ‘Charles de Gaulle’ në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit”, kanë raportuar mediet franceze, duke cituar një burim anonim.
Mediet franceze kanë aluduar se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur sipas tyre edhe si vend ku pastrohen paratë e pista, shkruan “Gazeta Shqip”.
“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet maleze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, kanë shkruar mediet franceze.