Kapen 25 mijë euro të padeklaruara në Morinë
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vazhdim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A.A.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 25 mijë euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ekonomike e financiare të DVP Kukës, kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njofton “abcnews.al”.