Kapen 3.2 tonë brirë elefantësh që po kontrabandoheshin me anije
17 dhjetor 2018
| 11:01
Kamboxhia ka kapur më shumë se 3.2 tonë brirë elefantësh të fshehura në një magazinë.
Një zyrtar i doganave ka bërë me dije se brirët ishin dërguar nga Mozambiku. Ai ka shtuar se kjo ishte sasia më e madhe e materialit të fildishtë në vend.