Kapen 373 kilogramë kokainë në Turqi
04 qershor 2024
| 15:41
Në aksionin policor “Narcocelik-20”, i cili është kryer në Stamboll dhe Bursa janë arrestuar nëntë persona dhe janë sekuestruar 373 kilogramë kokainë, ka njoftuar këtë të martë ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya.
“Ky aksion u krye me qëllimin për të parandaluar një grup të organizuar kriminal që të dërgonte kokainë nga Amerika e Jugut në Turq”, ka thënë Jerlikaya.
Ai ka thënë se 373 kilogramë kokainë janë gjetur në Bursa pranë portit të Gemlik.