Kapen 50 krokodilë në aeroportin e Londrës
07 maj 2018
| 11:01
Në aeroportin e Heathrowit të Londrës janë konfiskuar 50 krokodilë. Një prej krokodilëve kishte ngordhur.
Ata ishin të destinuar për t’u dërguar në një fermë në Cambridgeshire, por tani janë nën kujdesin e zyrtarëve nga Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES). 49 krokodilët do të rikthehen në vendin e tyre.