Kapen 95 kg drogë në kufirin me Greqinë, arrestohet greku 71-vjeçar
02 nëntor 2018
| 15:30
Policisë së shtetit shqiptar dhe Policia greke kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pas një operacioni mes Policisë kufitare në Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.
Një 71-vjeçar nga Athina është kapur me 95 kg kanabis, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë.
I arrestuari është Panajotis Petropullos, i cili në makinë kishte 57 pako me lëndë narkotike.