Kapen armë dhe municion në shtëpinë e një mërgimtari në Pejë, policia jep detaje
Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe municion në shtëpinë e një mërgimtari në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, Policia ka gjetur një armë të gjatë automatike dhe një karikator, një armë të gjatë të tipit “Mosberg” dhe një dylbi të armës, një pistoletë “Sig Sauer” dhe dy karikator, si dhe municion.
“Me urdhër të prokurorit tё shtetit rasti cilësohet ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e stacionit policor nё Pejё”, është thënë në në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 4 korrik 2023 rreth orës 19:00, hetuesit e stacionit policor në Pejё, kanё pranuar informacion se nё njё shtёpi private nё fshatin Vitomiricё-Pejё dyshohet se ka armё.
Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, dhe me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ka filluar njё hetim lidhur me rastin.
Nga Gjyqtari i procedurёs paraprake kemi marrё udhёr pёr kontroll/bastisje tё shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё kontrollit nё shtёpinё e tё dyshuarit i cili gjendet nё boten e jashtme janë gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) armё e gjatё automatike cal:7.62 dhe njё (1) karikator,
Njё (1) Aamё e gjatё e tipit “Mosberg” cal:308, dhe njё (1) dylbi e armës,
Njё (1) pistoletё “Sig Sauer” cal:9×19 dhe dy (2) karikator,
Dyzet e shtatё (47) fishekё cal. 7.62 mm,
Njёzet e shtatё (27) fishekё cal 308 dhe dhjetё (10) gëzhoja,
Pesёdhjetё e shtatё (57) cal 9×19 dhe tridhjetё (30) gëzhoja,
Katёr (4) fishekё cal 9mm.
Me udhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilësohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndërsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e stacionit policor nё Pejё.