Kapen cigare të kontrabanduara

11 shkurt 2022 | 11:27

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Aeroport – Prishtinë, njësitet antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues të dyshimtë.

Me ketë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara, pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 12,000.00 eurosh.

Sipas Doganës së Kosovës, shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756.00 euro.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Doganës dhe u është bërë thirrje qytetarëve të lajmërojnë rastet te zyrtarët doganorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tarifat e energjisë elektrike do të shqyrtohen sërish në fund…