Kapen duke bërë gara me automjete në Suharekë, gjobiten me nga 500 euro
12 prill 2024
| 20:52
Policia e Kosovës ka gjobitur dy ngasës me nga 500 euro pasi në fshatin Shirokë të Suharekës janë kapur duke bërë gara me automjetet e tyre, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 (pesëqind ) euro dhe iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse –ndalim i ngasjes për 12 (dymbëdhjetë) muaj, u janë shqiptuar nga 5 pikë negative gjithashtu”, thuhet në njoftim.
Garat e shpejtësisë janë një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë.