Kapen katër tonë mish të bardhë i kontrabanduar në veri të Kosovës
Një kamion me targa të shtetit serb ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua në Leposaviq. Në këtë kamion ishin të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Policia dhe Prokuroria rastin e kanë cilësuar rastin si kontrabandë.
Një kamion me targa të Serbisë në këto rrugë po bartte hiç më pak se katër tonë sasi të mishit.
Ky kamion kishte ardhur nga rrugët e Komunës së Leposaviqit por udhëtimi nuk i ishte ndalur në gjysmë pasi kamioni përfundoi në përrua.
I dyshuari i cili po voziste kamionin ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin kur kamioni ka rënë në përrua.
Me të dal në terren Policia e kishte konstatuar se ai mall ishte i kontrabanduar.
“Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njësitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marr me rastin”, kanë thënë nga Policia.
Pos Policisë me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës të cilët i thanë televizionit se për këtë rast nuk ka të arrestuar dhe malli është sekuestruar.
“Nuk është ndaluar askush. Rasti është cilësuar si kontrabande me mallra dhe i njëjti do të sekuestrohet”.
Televizioni ka marr vesh se malli i kontrabanduar gjendet në këtë hapësirë të Terminalit Doganor të Mitrovicës dhe akoma nuk është zhvendosur në hapësirat tjera të doganës.
Në ndërkohë, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nuk i është bërë akoma kërkesa për inspektim.