Kapen mallra të padeklaruara në aeroport, vlejnë mbi 40 mijë euro

28 tetor 2024 | 16:16

Mallra të padeklaruara me vlerë mbi 40 mijë euro, të cilat po tentoheshin të futeshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë, janë kapur nga zyrtarët doganier.

Sot në mëngjes u kapën dy ora dore të markës “Rolex”, secila me vlerë prej 10 mijë e 450 euro.

“Sot në mëngjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës ‘Rolex’, secila me vlerë të deklaruar prej 10 450 euro  për një vlerë totale prej 20 900 euro. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët doganorë kanë kapur edhe 11 telefona me vlerë mbi afro 13 mijë euro.

“Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12 mijë e 950 euro”, ka njoftuar dogana.

Në njoftimin e doganës është thënë se të gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit deri në përfundimin e procedurave doganore, si dhe palët e involvuara janë gjobitur në pajtueshmëri me kodin doganor.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nderuar Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës,…