Kapen mbi 100 kilogramë heroinë në kryeqytet
03 dhjetor 2018
| 12:04
Mëngjesin e ditës së sotme janë kapur mbi 100 kilogramë drogë në kryeqytet.
Dyshohet se janë gjetur afërsisht 113 kilogramë heroinë.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Jakovë Xoxa”, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Për detaje tjera lidhur me këtë rast Policia e Kosovës pritet të dalë në konferencë për medie. (Express)