Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike në Mitrovicë

13 qershor 2021 | 12:42

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.

Me ketë rast, është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese të cilat ishin duke transportuar fishekzjarrë/mjete piroteknike në sasi prej 3 526,5 kg në vlerë rreth 5 000 euro.

“Mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca…