Kapen mbi 5 000 breshka kontrabandë në aeroport
28 qershor 2019
| 11:52
Autoritetet malajziane kanë kapur më shumë se 5 000 breshka të vogla të zbuluara në bagazhet në aeroportin e Kuala Lumpur.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy indianë. Zyrtarët e aeroportit kanë thënë se breshkat kanë vlerë rreth 12 700 dollarë dhe kishin për qëllim të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.