Kapen tetë tonë kokainë në një kontejner me banane
Autoritetet doganore në portin holandez të Roterdamit sekuestruan më shumë se tetë tonë kokainë, vlera e së cilës llogaritet në rreth 600 milionë euro, njoftoi sot prokuroria e Roterdamit.
Kokaina u zbulua më 13 korrik në një kontejner me banane nga Ekuadori dhe pas sekuestrimit droga u asgjësua.
Gjatë hetimit, asnjë i dyshuar nuk u arrestua dhe agjencia AP thekson se njoftimi i prokurorit të Roterdamit erdhi një ditë pasi një politikan i njohur për angazhimin e tij publik kundër karteleve të drogës në Ekuador, u vra.
Në një raport të korrikut nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë, thuhej se lulëzimi i tregtisë së drogës në Evropë po nxit dhunën dhe korrupsionin.
U theksua se në Evropë po kapen sasi rekord kokaine dhe se Roterdami dhe porti belg i Antwerp janë “portat kryesore” përmes të cilave droga nga Amerika e Jugut mbërrin në Evropë. /Euronews albania