Kapet grabitësi më i pazakontë
16 tetor 2019
| 19:27
Një burrë u arrestua sot në Kaliforni, pasi hyri në një shtëpi i veshur vetëm me reçipeta dhe mbathje femrash.
37-vjeçari Shaun Derrick, ish-ushtar, u arrestua në mëngjes herët, pasi një burrë e gjeti duke rrëmuar mes gjërave të tij, duke tentuar të vidhte. Kur pronari i shtëpisë e dikoi, ai u largua me vrap.
Sipas “Daily mail”, pronari i banesës thirri menjëherë policinë, të cilët u vunë në ndjekje të burrit. Ndërkohë po përpiqej t’i largohej policisë, në një moment, ai u zhvesh dhe filloi të vraponte lakuriq. Ai u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.