Kapet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është kapur i dyshuar që tre javë më parë kishte ikur nga Stacioni Policor në Suharekë.
Sipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari Xh. G. 51 vjeçar është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës.
Ndryshe Policia bënë të ditur se i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
“Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë, nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Kapet i dyshuari që para tre jave kishte ik nga Stacioni Policor në Suharekë
Prizren, 22 Tetor 2022
Sot me datë 13.11.2022 nga hetuesit e policisë së Stacionit Policor Suharekë kapet i dyshuari që para tre jave kishte ikur nga Stacioni i Policisë në Suharekë.
I dyshuari Xh. G. 51 vjeçar ishte kapur pasi që policia kishin marr informatë për lokacionin se ku gjendej, ai lokalizohet, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës.
Për përkujtim i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.
Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.
Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr. 06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.