
Kapet kontrabandë me syze në kufirin Kosovë-Serbi
06 korrik 2020
| 17:28
Njësiti i anti kontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës p përmes autobusit të linjës Serbi- Kosovë.
Sipas Doganës, gjatë ushtrimit të kontrolleve, kanë arritur të gjejnë sasi të konsiderueshme të syzeve të diellit të fshehura në këtë autobus.
“Pas zbulimit është kontrolluar i tërë autobusi, ku janë konfiskuar të gjitha mallrat. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.