Kapet krokodili gjigant në Australi, jeton prej 60 vjetëve
12 korrik 2018
| 10:45
Autoritetet në Australi kanë arritur ta kapin krokodilin gjigant 4.7 metra të gjatë, i cili peshon rreth 600 kilogramë.
Krokodili që besohet të ketë mbi 60 vjet është kapur në ujërat në afërsi të një porti ku ndalen anijet në liqenin Kathryn. Ai konsiderohet si krokodili më i gjatë që ndonjëherë është kapur në këtë zonë.