Kapet kultivuesi i drogës në Koshare të Gjakovës, asgjësohen shumë bimë kanabisi

05 gusht 2021 | 19:20

Rreth 317 bimë narkotike janë asgjësuar në Koshare të Junikut.

Kjo u bë të enjten nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e forenzikës, por edhe ata të anti-drogës.

Në vendin e ngjarjes u arrestua edhe një person që është shtetas i Shqipërisë.

Për të prangosurin, por edhe persona tjerë që dyshohen të kenë kultivuar këtë bimë narkotike në këtë terren malor, Policia e Kosovës kishte kohë që po vëzhgonte.

Krahas kësaj parcele nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se mund të ketë të tjera të tilla aty.

Në largimin e tyre asistoi edhe policia nga Shqipëria. Të gjitha këto bimë u asgjësuan duke u djegur në një zonë të sigurt në Koshare.

https://youtu.be/kpS3lIA6wwc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka vazhduar edhe të enjten…