Kapet mbi gjysmë kilogram ar gjatë tentim kontrabandës

27 nëntor 2022 | 17:19

Oficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar sot futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë-Shqipëri, ku gjatë kontrollimit oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramë.

Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit. Sasia është konfiskuar, si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe…