Kapet mbi gjysmë kilogrami kokainë në pikëkalimin kufitar të Merdares

03 dhjetor 2021 | 12:45

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë kontrollit në një autobus të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

“Oficerët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gramë me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganorë kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganorë në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gramë narkotike kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, prej disa ditësh ka krijuar…