Kapet në rrenë Kadyrovi i Çeçenisë

30 mars 2022 | 11:03

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov është kapur në rrenë teksa ka thënë se ka shkuar në Mariupol të Ukrainës për t’i takuar forcat çeçene atje. Kadyrov ka postuar një fotografi duke u lutur kinse në qytetin ukrainas, por e njëjta del të jetë gënjeshtër e tij.

Në rrjetin social “Twitter” është komentuar fotografia e Kadyrovit, ku thuhet se në ambientin që ai është duke u lutur tregon se ai nuk ndodhet në Ukrainë pasi në prapavijë shihet një kompani e benzinës e cila s’ekziston fare në Ukrainë, por në Rusi.

“Kreu i republikës çeçene, Kadyrov, dëshpërimisht po dëshiron që njerëzit të mendojnë se ai është duke luftuar në Ukrainë. Fillimisht ai ka gënjyer se është afër Kievit kur ai u pa në Çeçeni. Tani thotë se është në Mariupol dhe poston fotografi por që nuk është i vetëdijshëm se s’ka stacione Rosneft në Ukrainë”, është thënë në mbishkrimin e fotografisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…