Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë, 3 000 kilogramë kokainë
06 dhjetor 2019
| 11:34
Policia spanjolle arrestoi kapitenin që kishte arritur të largohej nga një nëndetëse droge që u kap në brigjet e Spanjës më 24 nëntor, me 3 000 kilogramë kokainë brenda.
Kapiteni nga Galicia u arrestua në Pontevedra, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, ekuadorianë, u patën kapur kur qe ndaluar nëndetësja. Kjo është nëndetësja e parë e drogës që kapet në Evropë.