Kapen pije joalkoolike duke u kontrabanduar nga Serbia
Oficerët doganorë kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije joalkoolike, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
“Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve joalkoolike: Coca cola 1 072 litra, Fanta 160 litra, si dhe Shëeppes 60 litra. Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia, pra dyshohet të jetë kontrabanduar. Vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundimin e procedurës kundërvajtëse. Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.
/Epoka e re/