Kapet një sasi e konsiderueshme e medikamenteve gjatë tentim kontrabandës
Oficerët doganorë gjatë kontrollimit të një maune kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikamenteve të mbështjella me mbulesa për tavolina dhe perde.
Sipas një njoftimi të Doganës, gjatë kontrolleve tek mallrat në import kjo dërgesë është selektuar për kontroll të hollësishëm ku gjatë kontrollimin të maunës e deklaruar si përmbajtje tekstili janë hasur sasi të konsiderueshme e medikamenteve të cilat përveç që ishin në tentim për kontrabandë nuk plotësoni as kushte higjienike dhe temperaturat për transport.
“Sasia e medikamenteve ishte rreth 700 paketime me vlerë afër 15.000 mije euro. Me këtë rast për shkak se importuesi ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është iniciuar proces për kundërvajtje si dhe rasti vazhdon për hetime të mëtejme”, është thënë në njoftimin për media të Doganës.
/Epoka e re/