Kapet një udhëtar me 100 fishekë në aeroport të Prishtinës

14 dhjetor 2021 | 12:22

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në valixhen e një udhëtari që po udhëtonte nga Brukseli për në Prishtinë, janë gjetur 100 fishekë 8 mm.

“Prishtinë 14 dhjetor 2021 oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

“ Malli i ndaluar, municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Ferat Sallahu Përballja me pandeminë COVID-19, ka qenë…