Kapet personi që po kërkohej nga Policia e Kosovës

01 shkurt 2023 | 09:24

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 31.01.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen…