Kapet peshkaqeni ‘tigër’ 500 kilogramësh në Durrës (Foto)
25 tetor 2019
| 11:08
Një peshkaqen është kapur në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë. Ka qenë peshkarexha “Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.
Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.
Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar në vitet e fundit.