Kapet peshku tri metra i gjatë, u shit 2 200 euro
21 gusht 2020
| 10:46
Një peshk me gjatësi prej tri metrash, gjatësi kjo e cila po shënjon rekord, është nxjerrë nga ujërat e Skocsië nga një grup peshkatarësh britanikë.
Peshku u shit më pas për 2 200 euro, për të cilin sugjerohet se kishte më shumë se 134 kilogramë, shkruan “Daily Star”.
Krijesa e detit i përket tashmë një firme për tregtimin e peshqve në Manchester të Anglisë, e cila planifikon ta ndajë atë në 100 pjesë dhe ta shesë për mish.