
Kapet pitoni gjigant me gjatësi rekord
10 prill 2019
| 12:05
Python birmanez është një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë, por ky piton është gjigant. Shkencëtarët kapën pitonin femër në Florida Everglades, zvarraniku ishte më shumë se 5.1 metra i gjatë, peshonte 63 kilogramë dhe mbante 73 vezë në zhvillim. Gjarpri është pitoni më i madh i gjetur ndonjëherë në Cypress National Preserve, një hapësirë prej 729 000 hektarësh në Miami.