Kapet sasi e armatimit në Vushtri, në aksion me KFOR-in Britanik mori pjesë edhe FSK-ja
16 tetor 2023
| 23:29
Gjatë mbrëmjes së sotme është gjetur një sasi e armatimit në Prelluzhë të Vushtrisë.
Sipas raportimeve të Indeksonline, në aksionin që u zhvillua nga KFOR-i Britanik, morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Kosovës.
Aksioni i sotëm ka filluar gjatë orës 19:00 dhe ka zgjatur deri në orën 23:00.