Kapet sasi e konsiderueshme e drogës në Gjakovë, në pranga dy persona

07 tetor 2024 | 20:25

Dy persona janë arrestuar nga policia në Gjakovës si të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar një sasi e drogës, para, si dhe telefon.

Organet e rendit njoftojnë se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kapet sasi e konsiderueshme e drogës në Gjakovë, në pranga dy persona

Po ashtu bëhet e ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjakovë, e ka bastisur edhe shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku gjeti dhe konfiskoj:

• Një qese najloni e mbushur me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 0.9 gram,
• 27 qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 34 gram,
• 70 qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 100 gram,
• Një qese najloni të mbushur me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhan me peshë prej 534 gram,

• Para në vlerë prej 510 euro,
• Një telefon,
• Peshore digjitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi protestuesit hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë së Shqipërisë,…