Kapiten miza
14 janar 2022
| 10:05
Mevlana Celaleddin Rumi
Një mizë ishte vendosur sipër grumbullit të mbeturinës së kashtës që gjendej në një pellg të fëlliqur. Sipas mendjes së saj, pellgun e mendonte shumë të gjerë. Në ndërkohë ngriti kokën dhe tha me vete: Ka shumë kohë që unë e mendoj detin dhe anijen. Ja pra ky është deti dhe kjo anija… Ndërsa unë jam një kapiten që e njeh mirë punën.
Pellgu i vogël për mizën ishte i pafund. Grumbullin e kashtës poshtë asaj anije, dhe veten e mendonte kapiten, sepse te miza nuk kishte sy për ta perceptuar drejt ashtu siç ishte situata. Bota e saj ishte aq sa sytë i shihnin.
Përktheu: Fatijona Bajraj