Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK-së kryejnë kursin në Gjermani

23 mars 2023 | 15:06

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po i shtohen çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale.

Mehaj në një postim në “Facebook” shkruan se dy oficerë të FSK-së përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karrierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.

“Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Valdet Halimi dhe toger Granit Revuçi, përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë. Diplomimi i tyre është vlerë e shtuar për ushtrinë tonë!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…