Kapiteni Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt
08 mars 2021
| 16:22
Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.
Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë.
“Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të mirë. Por Rumania është e fuqishme në hendboll. Besoj se të mërkurën do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë. Gjasat për sukses i kemi”, ka theksuar Dedaj.