Kapiteni i FSK-së varroset me nderime ushtarake
Në Landovicë të Prizrenit është varrosur me nderime të larta ushtarake kapiten, Sejdi Krasniqi, i cili ishte komandant i Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së.
Sejdi Krasniqi ka ndërruar jetë të dielën pas një sëmundje të rëndë.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit kapiten Sejdi Krasniqit nga Ministria e FSK-së kanë qenë të pranishëm sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Shkëlzen Sylaj, komandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT), gjeneralbrigade Enver Cikaqi, drejtori i Operacioneve, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, shefi i operacioneve dhe trajnimeve, gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Naim Haziraj, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Xhevahir Geci si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të FSK-së dhe MFSK-së.
Të hënën gjatë është mbajtur edhe një akademi përkujtimore kushtuar, komandantit të Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, Sejdi Krasniqi.
/Epoka e re/