Kapiteni i Ajaxit, serbi Dushan Tadiç, s’e mbajti shiritin për Ukrainën, trajneri e arsyeton
07 mars 2022
| 21:57
“No War” e gjen kudo në TV, në çdo kampionat të rëndësishëm. Ajo që po ndodh në Ukrainë e ka sensibilizuar botën mbarë, por jo të gjithën.
Në Serbi ka pasur pankarta pro Rusisë, ndërkohë në Holandë një nisme solidariteti nuk i është bashkuar kapiteni serb i Ajax, Dushan Tadić.
Kapitenët e skuadrave holandeze kishin ndryshuar shiritët, duke i bërë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Tadiç nuk bëri kështu në kampionat dhe vendosi shiritin normal.
Trajneri i tij, Erik Ten Hag, e justifikoi duke deklaruar se Tadić e kishte vendosur shiritin për Ukrainën në ndeshjen e Kupës së Holandës.