Kapiteni i Ballkanit ftohet nga Mali i Zi
02 tetor 2023
| 15:52
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç edhe zyrtarisht është ftuar nga Kombëtarja e Malit të Zi.
Mesfushori do të mund të përfaqësojë Malin e Zi për ndeshjet e këtij muaji. Trajneri, Miodrag Raduloviq ka publikuar listën e të ftuarve për këto ndeshje, ku është përfshirë edhe Kuç.
Ai do t’i bashkohet Malit të Zi në grumbullim më 9 tetor, ndërsa pritet të aktivizohet në miqësoren kundër Libanit që luhet më 12 tetor në Podgoricë.
Raduloviq ka theksuar se në këtë ndeshje do të aktivizohen futbollistët që kanë pasur minutazhë të vogël dhe ata që janë ftuar për herë të parë te Mali i Zi. Mali i Zi në tetor do të përballet me Serbinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.